Partneri juaj i besueshëm.

Prometal është një kompani e specializuar në përpunimin e llamarinës dhe ofron zgjidhje të avancuara për klientët e saj në sektorin industrial. Me më shumë se një dekadë përvojë, Prometal është krenar për t'u vlerësuar si një lider në tregun e prodhimit të produkteve metalike cilësore, duke përfshirë rafte, kabinete dhe produkte të tjera.

Partneri juaj i besueshëm.

Prometal është një kompani e specializuar në përpunimin e llamarinës dhe ofron zgjidhje të avancuara për klientët e saj në sektorin industrial. Me më shumë se një dekadë përvojë, Prometal është krenar për t'u vlerësuar si një lider në tregun e prodhimit të produkteve metalike cilësore, duke përfshirë rafte, kabinete dhe produkte të tjera.

Shërbimet tona

Prej ideimit deri në prodhim me shumicë

Prometal designing icon

Dizajnim

Konsultim dhe projektim të personalizuar për produktet e klientëve tanë, duke përdorur teknologji të fundit dhe me një ekip të kualifikuar me përvojë të gjerë në fushën e projektimit dhe inxhinierisë.

Prometal laser cutting icon

Prerje me llaser

Një mënyrë e shpejtë dhe efikase për të prerë metalin dhe materiale të ngjashme. Me teknologji të avancuara, ekipi ynë i kualifikuar ofron prerje të saktë dhe me cilësi të lartë për produktet e klientëve tanë.

Prometal CNC bending icon

Lakim me CNC

Ky proces mundëson krijimin e përbërjeve të kompleksuara dhe formave të ndryshme, duke siguruar rezultate të qëndrueshme dhe të përsosura për nevojat tuaja të prodhimit.

Prometal welding icon

Saldim

Me ekspertizën tonë në saldim, sigurojmë lidhje të fuqishme dhe të qëndrueshme për materialet e ndryshëme, duke krijuar produkte të cilësisë së lartë.

Prometal prototyping icon

Krijimi i prototipit

Krijimi i modeleve të para të produktit të klientit, duke përdorur teknologji të avancuara dhe materiale cilësore për të siguruar performancën dhe efikasitetin e produktit të finalizuar.

Prometal powder coating icon

Lyerje me pluhur

Lyerje me pluhur të nivelit të lartë. Procesi përfshin aplikimin e ngjyrave të qëndrueshme dhe me cilësi, për të sjellë pamjen dhe mbrojtjen optimale të sipërfaqes.

Prometal sheet metal assembly icon

Montim i llamarinës

Bashkimi I komponentëve të ndryshëm për të krijuar produkte të kompletuara dhe funksionale. Ekipi ynë punon me kujdes që çdo detaj të përshtatet saktësisht dhe të prodhohet me kualitet të lartë

Prometal stamping icon

Formim

Përpunimi i materialeve permes presionit të specializuar për të krijuar produkte të ndryshme. Ky proces i avancuar siguron formën dhe detajet me precizitet, duke ndihmuar në krijimin e produkteve të përfunduara me cilësi të lartë

Kasetë metalike e hidrantit të zjarrit

Kasetë metalike e hidrantit të zjarrit

Tashmë e gjendur në komplekse të ndryshme të ndërtimeve, ky produkt i përmbushë shumë kritere si përdorshmëria e lehtë, ngjyra e përshtatshme, qëndrueshmëria etj.

Shiko produktin

Kasetë metalike për nxemje qendrore

Një produkt i ProMetal-it i cili është i përdorshëm në instalimet e sistemeve të nxemjes qendrore në shtëpi, zyra dhe ambiente të tjera. Kjo kasetë është e prodhuar nga alumini me cilësi të lartë dhe ka një dizajn modern që e bën të përshtatet me çdo ambient.

Shiko produktin

Kasetë metalike për nxemje qendrore

Rreth nesh

Prometal është një kompani e specializuar në përpunimin e llamarinës dhe ofron zgjidhje të avancuara për klientët e saj në sektorin industrial. Me mbi një dekadë eksperiencë, Prometal është një nga liderët në treg në prodhimin e produkteve të metaleve të ndryshme, duke përfshirë raftë, kabinete e produkte të tjera.

Kompania ofron produkte të cilat janë të ndërtuara me materiale cilësore dhe me një kapacitet të lartë të ngarkesës, duke i bërë ato të qëndrueshme dhe të afrojnë shumë vite shfrytëzimi pa ndonjë problem. Prometal është një kompani që përçell vlerat e cilësisë, besueshmërisë dhe inovacionit në të gjitha aspektet e biznesit të saj dhe përmes këtyre vlerave, ajo ka arritur të ndërtojë një reputacion të shkëlqyer në treg.

Ekipi i punës i Prometal përbehet nga specialistët e kualifikuar dhe me eksperiencë, të cilët janë gati për të ofruar zgjidhje të personalizuara dhe të miratuara në bazë të kërkesave të klientëve. Kompania është e pavarur në prodhimin dhe përpunimin e produkteve të metaleve, duke i bërë ato të përshtatshme për klientët e saj në sektorin industrial dhe në sektorin tregtar.

Nëse kërkoni zgjidhje cilësore dhe të personalizuara në sektorin e përpunimit të llamarinës, Prometal është zgjidhja e duhur.

Prometal quality icon

Cilësi

Cilësia është prioriteti ynë.

Prometal precision icon

Precizitet

Të saktë në realizimin e kërkesave pa gabime

Prometal reliable icon

Besueshmëri

Klientët tanë nuk kërkojnë për zëvendësime

Prometal on time delivery icon

Dërgesa në kohë

Produkti gjithmonë në vend sipas marrveshjes